Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) Altin Dumani ka prezantuar punën e tij para ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së në Tiranë.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasada gjermane, e cila përgëzon Altin Dumanin, ndërsa shprehet se si dhe ekipi i tij kanë mbështetjen e ambasadave, në punën e tyre.

Postimi i ambadases gjermane:

Ditën e sotme, Altin Dumani, kreu i Prokurorisë së Posaçme SPAK, prezantoi punën e tij para ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së 🇪🇺 në Europe House. SPAK është pjesë e pazëvendësueshme e reformave në drejtësi ⚖️ dhe tashmë ka treguar sukses të madh në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.👏 Ne e përgëzojmë Altin Dumanin dhe ekipin e tij për këto arritje dhe do të vazhdojmë ta mbështesim mëtej punën e tij. 🇦🇱️🤝🇩🇪

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re