Skip to content

Kreu i SPAK: Rekrutuam 32 oficerë të BKH në 2022, kjo strukturë është e plotë

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani ka raportuar për punën 1-vjeçare të këtij institucioni para Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).

Gjatë fjalës së tij, Dumani u shpreh se në vitin 2022, u plotësua struktura e Byrosë Kombëtare të Hetimit, pasi u rekrutuan edhe 32 oficerë të tjerë.

“Në lidhje me rekomandimin e përmbylljes së vendeve vakante në SPAK, nënvizojmë se përgjatë vitit 2022 është përfunduar procesi i rekrutimit të 32 hetuesve të BKH, duke finalizuar plotësimin e kësaj strukture dhe me emërimin e 60 hetuesve pranë BHK. “, theksoi Dumani.

Në përditësim…