Kreu i Unionit Afrikan dhe presidenti i Senegalit, Macky Sall, ka deklaruar se çështja e ushqimit po bëhet një problem gjithnjë e më i madh në Afrikë dhe se “sanksionet kundër Rusisë përkeqësuan edhe më shumë problemin e ushqimit”.

Në një takim që zhvilloi në Soçi me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, Sall tha se janë prekur nga lufta Rusi-Ukrainë pavarësisht se ndodhen larg në aspektin gjeografik.

“Sanksionet kundër Rusisë përkeqësuan edhe më shumë problemin e ushqimit. Nga Rusia tashmë nuk kemi qasje për drithin dhe kryesisht për grurin. Po ashtu nuk kemi qasje edhe për plehun dhe kjo situatë ndikon në sigurinë ushqimore të Afrikës”, tha Sall.

Siç tha ai, situata në fjalë për produktet ushqimore duhet të gjejë zgjidhje dhe se “duhet të punohet së bashku që produktet ushqimore, kryesisht drithi dhe plehu, të përjashtohen nga sanksionet”.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re