Një grua braziliane preu penisin e burrit të saj dhe e hodhi atë në tualet sepse zbuloi se ai kishte kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e saj 15-vjeçare. Gruaja 34-vjeçare, emri i së cilës ende nuk bëhet i ditur, u tha oficerëve se pasi kuptoi se i shoqi e tradhtonte me mbesën e saj të mitur, ajo vuri në zbatim planin e saj. Fillimisht, ajo u përpoq ta joshte vetë, të shkonte në shtrat me të.

Pasi i lidhi duart dhe këmbët në shtrat, ajo nxori një brisk dhe ia preu penisin, sipas mediave lokale. Ajo më pas bëri një foto të organit të prerë dhe e hodhi atë në tualet, pranoi ajo më 22 dhjetor. Kur më vonë u dorëzua në polici, ajo u tha atyre se e preu sepse kishte dëgjuar se “ishte e mundur ta ribashkohej”.

Gruaja ebraziliane hyri në komisariatin e saj lokal me vëllain e saj dhe u tha oficerëve: “Mirëmbrëma, polici! Erdha për t’u dorëzuar, sepse sapo i preva penisin burrit tim.” Burri i saj 39-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u gjet i gjallë dhe u dërgua me urgjencë në spital, por gjendja e tij është e paqartë. Gruaja është në paraburgim dhe e akuzuar për tentativë vrasje. Hetimi është në vazhdim dhe policia nuk ka komentuar pretendimin e gruas se ai kishte kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e saj, raporton Daily Mail.

Mosha e konsensusit seksual në Brazil është 14 vjeç dhe policia po shqyrton gjithashtu nëse kontakti ishte konsensual. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re