Policia e Lushnjes ka arrestuar një 65 vjeç, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.

 

Shtetasit me iniciale Xh.V gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qera në Lushnje policia gjeti dhe sekuestroi  2 krehëra armë zjarri dhe municion luftarak.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. V., 65 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qira nga ky shtetas, në Lushnjë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 krehëra arme zjarri dhe municion luftarak.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re