Një tjetër ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur në Mat. Mësohet se është arrestuar një 47 vjeçar me inicialet U.C, i cili ka kryer marrëdhënie sekusale me të miturën 12 vjeçare dhe më pas e ka kërcënuar që të mos tregojë asgjë tek të afërmit e saj apo në polici.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth 2 javë më parë ndërsa ditën e djeshme prindërit e 12 vjeçares së bashku me të miturën janë paraqitur në komisariat për të bërë kallëzimin penal për dhunuesin 47 vjeçar i cili është arrestuar nga efektivët e policisë.

Njoftimi i Plotë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë ndalimi i shtetasit U. C., 47 vjeç, banues në Mat, pasi dyshohet se rreth dy javë më parë ka kryer marrdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçe, dhe me datë 01.12.2021, shtetasi U. C, e ka kanosur atë për të mos treguar.

E mitura sëbashku me familjarët ngjarjen në fjalë e kanë kallzuar në Komisariat ditën e djeshme, dhe materialet procedurale në ngarkim të shtetasit U. C., i kaluan Prokurorisë Mat për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, dhe “Kanosja”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re