Qeveria e Edi Ramës ka firmosur një dokument për të dhënë një ndihmë financiare prej 10 milionë lekësh të vjetra për analistin Mark Marku.

Në vendimin e firmosur nga zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, thuhet se këto para do të shkojnë për mbulimin e shpenzimeve për mjekimin e Mark Markut.

“Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit,” thuhet në vendimin që thekson se fatura përballet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Mësohet se Marku ka bërë një ndërhyrje në zemër pranë një spitali privat në kryeqytet.

Marku u zgjodh deputet në 25 Prill të vitit të kaluar në qarkun e Lezhës, por dha dorëheqjen pranë zhvillimeve të shumta në kampin opozitar.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re