Në emërimin e gjeneralit Milanit Mojsiloviç si kreun e ri të Ushtrisë Serbe, presidenti Vuçiç nuk la pa e përmendur Kosovën.

Vuçiç tha se uUshtria Serbe duhet të sigurojë “një fluks më të madh njerëzish”, duke kaluar më pas te Kosova me frazën: “Unë nuk mund të them se sa rëndë është pozita Serbisë për shkak të marrëdhënieve me shqiptarët…”. Vuçiç tha në Kosovë, serbët që jetojnë atje perceptohen si “faktor shqetësues”.

Më pas ai shtoi se “Serbia nuk e do luftën, porse kjo nuk do të thoshte se nuk duhej armatosur mirë për t’ju përgjigjur çdo agresori të mundshëm”, tha kreu i shtetit serb, duke e vënë theksin sërish te serbët e Kosovës.

“Ne vetëm duam që njerëzit atje të jetojnë mirë”, tha Vuçiç.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re