Skip to content

“Kreu u ARRSH-së thotë që rruga nuk është përgjegjësia jonë”- banorët e Bërxullës nga protesta: Edi Rama të vijë këtu të kërcejë tallava bashkë me policat, kur të shkelë fadroma mbi trupat tanë…




Ditën e sotme banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë, për të kundërshtuar projektin Thumanë-Kashar.

Ata nuk janë dakord me shpronësimet e qeverisë dhe e kundërshtojnë këtë projekt me protesta prej 8 muajsh.

Njëra prej qytetareve të pranishme në protestë tha se kreu i ARRSH-së thotë se rruga nuk është përgjegjësia e tyre, duke iu shmangur detyrës.

Ndërsa një tjetër qytetare tha se kryeministri Edi Rama duhet të shkojë e të kërcejë tallava bashkë me policat, në Bërxullën që e shkatërroi.

“Unë nuk di të kërcej, po të shkoj pas Ramës që kërcen tallava me gratë. Pse nuk vjen këtu, e shkatërroi Bërxullën, të vijë të hedhi valle me banorët e bërxullës, në mes të rrugës që prish. Të fusim edhe policët të kërcejnë. Maskarejt, të poshtrit. Kur të shkeli fadroma mbi trupin tonë, atëherë të vij të marrë pronën tonë ai”, u shpreh një tjetër qytetare.

“Nuk e di çfarë competence ka ai kreu i ARRSH-së, Elvis Berberi, që thotë rruga nuk është përgjegjësia jonë. Ai i shmanget të gjithë përgjegjësisë. Ne do rrijmë këtu në mes të rrugës, derisa të na plotësohen kërkesat tona legjitime. Pavarësisht se procedohemi sa herë t’u dojë qejfi. Ne jemi conform të gjithë rregullave. Unë i kam me dokument me të gjitha, që leja nuk është e publikuar, nuk ka dalë në fletoren zyrtare”, u shpreh qytetari.

Visi

Kreu i ARRSH-së, Evis Berberi

“”