Një 51-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi ka kryer veprime të turpshme ndaj një vajze të mitur tetë vjeçe.

Kallëzimi në Policia ka shkuar ditën e djeshme nga fqinja e A.M.

Ai është arrestuar një ditë më vonë dhe tashmë akuzohet për vepra të turpshme, kundërshtim të policit dhe drejtim automjeti në mënyrë të parregullt.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

A. M., 51 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 05.10.2020, fqinja e tij ka kallëzuar se ai ka kryer veprime të turpshme ndaj vajzës së saj të mitur 8 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vepra të turpshme”, “Kundërshtim i punonjësit të Policisë” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re