Deputeti demokrat Tritan Shehu, përmes një postimi në Facebook, shprehet se kryeministri Edi Rama i ka ngritur kurth cinik presidentit Bajram Begaj për të qenë i pranishëm sot në seancën plenare, ku këtij të fundit iu pengua fjala nga opozita.

Shehu thotë se nuk e di se me çfarë garancish apo argumentesh e ka bindur Rama presidentin të jetë në seancë, ndërsa shton se opozita nuk ishte njoftuar se do të kishte një fjalim nga ai dhe se Rama do ta përdorë tani si argument kundër tyre.

Ndër të tjera, deputeti i PD-së thotë se nuk mund të jetë një gafë apo mendjelehtësi e drejtuesve, ftesa për presidentin në një situatë të tillë politike.

Postimi i Tritan Shehut:

Rama, “kurth” Presidentit sot ne Kuvend!

Une nuk di ne detaje cilat kane qene “garancite” apo argumentat, qe Rama&Co i kane dhene Presidentit, per ta bindur ne ardhjen e tij te pa pershtateshme sot ne Kuvend.

Ne nje kohe protestash te opozites ne te drejten e saj, krejt te parashikueshme e te pritshme keto!

Por ajo qe te ben te lexosh qartesisht „kurthin“ e maxhorances eshte evidente.

Asnje njoftim zyrtar nuk u dha paraprakisht per fjalen e Presidentit.

As dhe deputetet nuk ishin njoftuar, qofte dhe nga programacioni i seancave sic ndodh rendom.

Ajo “fjale”, qe do mbahej nuk ishte vendosur as ne rendin e dites…

Heshtje dhe fshehtesi konspirative nga drejtuesit e Kuvendit.

Jashte cdo rregulli, norme qofte dhe etike kjo ndaj Presidentit, pa dyshim e kryer nga maxhoranca.

Cdo gje ju la befasise, ne nje situate ku vazhdon e vazhdonte rezistenca e opozites ndaj shkeljes se parlamentarizmit prej maxhorances.

Dhe ne nje gjendje te tille, pa asnje diskutim paraprak, direkt ne seance ku dhe kur opozita po protestonte, njoftohet se do te pershendese Presidenti.

Kjo nuk mund te jete as nje «gafe» e as nje mendjelehtesi e drejtuesve, eshte shume e „trashe“ per te qene e tille.

Pa dyshim gjithecka shpreh mungese respekti nga autoret per Presidentin.

Ashtu sic ishte ne te vertete nje «kurth» cinik ndaj Tij.

Per te perdorur me tej si argumente kunder opozites pasojat.

Duke mbetur nje „gracke“ infantile, por shume dashakeqe.

Qe te ben te mos ndjehesh mire.…

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re