Kryeministri Edi Rama bëri ndryshime në kabinetin e tij qeveritar, duke i propozuar presidentit të Republikës, Bajram Begaj emrin  e Blendi Gonxhes si ministër për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, duke krijuar kështu një dikaster të ri.

Ish-ministri i Kulturës, Aldo Bumçi, i ftuar në News24, foli në lidhje me krijimin e kësaj minstrie të re, duke e cilësuar këtë vendim të Ramës si një çështje luksi, duke shtuar faktin se në Shqipëri është instaluar një regjim autoritar dhe ka rënë sistemi i drejtësisë.

Sipas në këtë qeveri nuk ka minsitra, por një sulltanat që emëron drejtorë dhe i heq kur të dojë.

“Unë besoj se kjo temë është një luks, pasi në një vend që është vendosur një regjim autoritar. Ka rënë sistemi i drejtësisë, është një sistem i kapur ose në kolaps. Partisë më të madhe opozitare i qëndron emri në gjykata dhe zgjedhjet kanë rënë. Në këtë realitete të diskutosh për këtë është luks, nuk është fare çështje në këtë Shqipëri, ku njerëzit nuk kanë, mundësi të marrin në dorë fatin e tyre, ekonominë e tyre.

Në radhe të parë kemi hyrë në vitin e 11-të të qeverisjes së Ramës, ku nuk ka ministra, por kryeministër dhe drejtorë. Financat janë në të gjithë botën shtyllë e qeverisë, këtu nuk ka ministra, por një sulltanat që emëron drejtorë dhe i heq kur do. Së dyti, shkrirja e ministrive me ministri të tjera, e shëndetësisë me mirëqenien sociale është gabim i madh. Pse? Kemi të bëjmë me një administratë tejet të dobët, e cila është dëmtuar më shumë me qeverisjen e Ramës.”, u shpreh Bumçi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re