Skip to content

Krijimi i Parlamentit të ri, Soreca: Roli i Kuvendit, kyç për anëtarësimin në BE

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ka përshëndetur krijimin e Parlamentit të ri.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, ai ka uruar deputetët dhe kryetaren e re të Kuvendit.

Ai thekson ndër të tjera se roli i parlamentit është kyç për anëtarësimin në Bashkimin Evropian,,duke shtuar se pret që parlamenti të bashkëpunojë për të çuar përpara këtë proces.

Postimi i Luigi Sorecas:

Urime deputetëve të Kuvendit të ri shqiptar dhe Kryetares, Lindita Nikolla. Roli i Parlamentit është kyç për pranimin në Bashkimin Europian. Ne presim që të gjithë anëtarët e Parlamentit të bashkëpunojnë dhe të çojnë përpara integrimin, një përparësi gjithëpërfshirëse për popullin shqiptar.

Congratulations to the Members of the new Albanian Parliament and to the new Speaker @NikollaLindita. Role of Parliament is key for #EU accession. We expect all Members of Parliament to cooperate and take forward integration, an overarching priority for the people.

— Luigi Soreca (@LSorecaEU) September 10, 2021