Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi starton fushatën e mbjelljeve në krah të dhjetërave të rinjve të qytetit të patosit, si masë kundër përmbytjeve në grykëderdhjen e Semanit.
 
Në fjalën e tij ministry Klosi është shprehur se mbjellja e pemëve në këtë zonë, ka disa impakte mjedisore, kundër përmbytjeve, erozionit, insekteve dhe ndikim në përmirësimin e peisazhit të saj, por më e rëndësishmja është aktivizimi i rinisë në operacionin e gjelbërimit të Shqipërisë.
 
 “Po realizojmë një nga qëllimet e gjithë fushatës sonë “Krijo Oksigjenin tënd” në vitin e dytë të Operacionit “Clean and Green 2020” apo mbjelljen e 20 milionë e 200 mijë pemëve ku bashkia ka përcaktuar një zonë të posacme, e cila është pranë grykëderdhjes së lumit Seman. Mbjellja e 1 mijë pemëve sot do ta ndihmojë argjinaturën e lumit, si masë për të penguar daljen e tij nga shtrati. Njëkohësisht për të krijuar një brez të gjelbërt i cili do të ndihmojë në mbrojtjen nga erozioni, por edhe në mbrojtjen nga insektet në këtë zonë. Mendoj që ky është një moment shumë i rëndëisshëm, pasi vetë rinia është aktivizuar, të 1 mijë fidanët janë mbledhur me një kontribut vullnetar të strukturës rinore të kësaj bashkie dhe sot po realizojmë një mbjellje të 1 mjë pemëve të reja e cila e con në 8 mijë numrin e pemëve të mbjella vetëm në këtë zonë, dhe do të vazhdojmë me dhjetëra mijë të tjera në të gjithë terrritorin për të pasur mundësinë që në fushatën tonë. “Krijo oksigjenin tënd” secili nga banorët e kësaj zone të mbjellë 5 pemët e tij, të cilat do të ndihmojnë në ekonominë rajonale, do të ndihmojnë në mbrotjen nga erozioni, do të ndihmojnë në mbjelljen e pemëve dekorative në këtë qytet dhe po ashtu në mbjelljen e një numri të konsiderueshëm pemësh në të gjithë qarkun e Fierit”.
 
Pjesë e kësaj fushate ishte dhe deputetja e Qarkur Fier, Antoneta Dhima, e cila është shprehur se mbjellja do të vijojë edhe në zona e lagje të tjera të këtij qarku.
 
“Krijo Oksigjenin tënd” është fushata e mbjelljeve të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit që do të përqëndrohet tek impakti mjedisor.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re