Gratë sipërmarrëse janë bërë bashkë për herë të parë për të krijuar Dhomën Ekonomike.

 

Kjo organizatë ka si qëllim hartimin dhe zhvillimin e politikave më të mira për fuqizimin ekonomik të gruas.

 

Kryetarja e dhomës Antonela Hako  e vuri theksin në rendesine e bashkëpunimit me institucionet politikëbërëse.

 

E pranishme ishte edhe ministrja e financave dhe ekonomisë Anila Denaj, e cila u ndal edhe tek domosdoshmeria qe sipërmarrjeve e drejtuara nga gratë te shtrihen edhe në zonat rurale.

 

Dhoma ekonomike e Gruas do të shërbejë si urë komunikimi mes sipërmarrjeve dhe qeverisë për të përmirësuar klimën e biznesit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re