Aprovohet vaksina e parë anti-Covid me bazë bimore. Produkti është krijuar nga një bashkëpunim i kompanisë “Biotech Medicago” dhe asaj farmaceutike “Gsk”, dhe pas kalimit me sukses të të gjitha fazave testuese dhe eksperimentuese, tani merr autorizimin për përdorim në Kanada.

Në analizat mbi 24 mijë vullnetarë, ka treguar efikasitet me mbi 75 %. Kjo vaksinë e re aplikohet me dy doza të ndara më nje distancë kohore prej 3 javësh dhe është e këshillueshme në personat e moshës 18-64.

Quhet “Covifenz” dhe është e para vaksinë anti-Covid që përdor teknologji proteike me bazë vegjetale. E veçanta është se prodhohet nga bimë që infektohen dhe që gjenerojnë molekula virale. Përmban në brendësi një riprodhim të strukturës së jashtme të virusit pa materialin gjenetik përgjegjës për shumimin dhe infektimin.

Bima është nicothiana Benthamiana dhe është shumë e ngjashme me bimën e duhanit. /Tv Klan

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re