Igzon Hoti është gjimnazisti shkodran që ka fituar në Konkursin Mbarëkombëtar Të Shkencave Dhe Inxhinierisë në kategorinë ‘Industrial Design’. Ai ka krijuar një avion të pajisur me kamër që përdoret për survejim dhe i ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ka treguar të gjitha detajet për këtë punë të tij.

Ndonëse kaq i vogël në moshë, shkodrani duket se ia ka dalë të prodhojë një pajisje që mund të ndihmojë të gjithë botën.

Unë realisht jam frymëzuar nga një dron amerikan që është përdorur në Afganistan për të lokalizuar terroristat dhe gjithashtu po përdoret sot nga forcat ukrainase për të lokalizuar forcat ruse dhe gjithccka nisi nga këtu. Pastaj, unë fillova të kërkoj për një model të përshtatshëm avionin që t’i përshtateshe kërkesave të mija. E kërkova dhe nuk e gjeta dhe rinisa ta ridizenjoja. Më 16 prill të 2022, unë pata hapjen e parë me sukses dhe nga ai moment unë fillova të mendoja pak më gjatë. Për shembull, kamera të kualitet të lartë, truri i avionit, GPS etj. Ky material është shkumë deti, i fortë. Ky avion është bërë thjesht për të paraqitur një ide. Sikur unë të kisha një buxhet më të madh do të bëja më konkret. Piloti e komandon avionin nëpërmjet telekomandës dhe mund të shoh trasmetimin video-imazh të kameras, gjithashtu mund të shikojë shpejtësinë, lartësinë, distancën, të gjitha parametrat e nevojshëm për fluturimin. Kjo e lejon pilotin që të orientohet dhe të kërkojë për shënjestrën gjatë fluturimit. Të gjitha të dhënat e fluturimit regjistrohen në kart memorie, pra përvecc se mund t’i shohësh live, mund edhe t’i regjistrosh për ndonjë analizë”, u shpreh ndër të tjera Igzoni.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re