Presidenti Ilir Meta ka kthyer sërish në Kuvend ligjin për “Bitcoin”, i cili ka të bëjë me monedhat virtuale, ku sipas presidentiyt krijon hapësirë për pastimin e parave.

Sipas Presidentit, Kuvendi duhet të rishikojë me kujdeset e ligjit për të gjitha risqet që lidhen me aktivitetet e paligjshme të pastrimit të parave.

“Kthimin në Kuvend të ligjit nr. 66/2020 “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”, për rishqyrtim sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti. Kuvendi duhet të analizojë me kujdes në kushtet aktuale të ekonomisë së vendit tonë dhe në raport me kapacitetet për ushtrimin e kontrollit efektiv, të gjitha risqet që lidhen me paqëndrueshmërinë, natyrën e decentralizuar, kërcënimet e perceptuara ndaj sistemeve monetare aktuale dhe hapësirave që mund të krijohen për zhvillimin e aktiviteteve të paligjshme të pastrimit të parave përmes aktiviteteve tregtare virtuale.”- shkruan Meta.

Meta thekson gjithashtu se një ligj i tillë, rrezikon të cenojë interesin publik në tërësi. “Ndaj një nismë e tillë, e miratuar pa një vlerësim të thelluar të kushteve ekonomike dhe rregullatore të vendit, që nuk synon të përafrojë asnjë rregullore apo direktivë, rrezikon të cenojë interesin publik në tërësi, për shkak se prek shumë aspekte të jetës dhe veprimtarisë së përditshme”, shton ai.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re