Një krím i dyfishtë në familje ka trònditur të gjithë zonën e Leccos në Itali. Një baba, i cilësuar si “i çmèndur” vráu fëmijët e tij binjakë, Elena dhe Diego, 12 vjeç. Ata mendohet të jenë vrárë në një moment kríze nga i ati, i identifikuar si Mario Bressi.

Rreth orës 3 të mëngjesit, fqinjët dëgjuan zhurmë të çùditshme, derisa  mësuan për ngjarjen e tmèrrshme. Trupat e dy fëmijëve u gjetën nga nëna e tyre 45-vjeçare në apartament. Ajo nxitoi të shkonte në vendngjarje e shoqëruar me motrën e saj, pasi kishte marrë një mesazh nga ish-bashkëshorti që i thoshte se ai nuk do i shihte më kurrë fëmijët.

Dyshohet se autori i ngjarjes mákabre, Mario Bressi kishte sèmundje mendore. Një prej motiveve që rèndoi gjendjen e tij psíkologjike mendohet të jetë ndarja me nënën e fëmijëve. Të dy ishin në proces divòrci dhe nuk dihet nëse zgjodhi të përdorte fëmijët për tu hákmarrë ndaj saj.

Pak pasi kreu vrásjen e dyfishtë, i dha fund edhe jetës së tij duke u hedhur nga një urë jo larg vendit të krímit.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re