Një krim i rëndë ka ndodhur brenda një familje në një fshat të Fierit.

 

Një fëmijë 10 vjec me iniciale K.V ka vrarë me thikë vëllain e tij  13 vjecar me iniciale Gj.V

 

Sipas informacioneve të para ngjarja ka ndodhur në fshatin Baltëz por ende nuk dihet dinamika e kësaj ngjarje te tmerrshme që ka tronitur fshatin.

 

 

Njoftimi paraprak i policise:

 

Sot në datën 24.10.2018, rreth orës 10:50, ka shkuar i shoqëruar nga familjarët në Spitalin e Fierit shtetasi Gj.V, 13 vjeç, banues në fshatin Baltëz.

Nga hetimet paraprake dyshohet se pas një grindje me njëri tjetrin, vëllai i tij i vogël, shtetasi i mitur K.V, 10 vjeç, ka marrë thikën dhe e ka goditur.

Si pasojë e plagëve të mara, shtetasi Gj.V ndërroi jetë në Spitalin e Fierit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re