Një krim i rëndë në familje ndodhi në fshatin Blacë të Pogradecit mëngjesin e kësaj të diele. Burri masakroi bashkëshorten e tij me sqepar e thikë duke e lënë te vdekur. Viktima është 49-vjeçarja Demirke Mekolli. Ngjarja ndodhi ne shtëpinë e familjes ndërsa trupi i pajete u gjet ne oborr.
 
Menjëherë pas ngjarjes forcat e policisë arrestuan autorin e krimit Bashkim Mekollin i cili nuk beri rezistence.
 
Nga të dhënat e para mësohet se 50 vjecari vuan nga probleme mendore ndërsa kohët e fundit gjendja e tij ka qenë e rënduar. Këtë fakt e pohon edhe Nexhdet Mekolli, babai i autorit te krimit.
 
Ndërkohë Emiljano Mekolli djali 16 vjeçar i autorit u tha hetuesve se babai I tij nuk pranonte të shkonte të trajtohej dhe te merrte mjekim. Ky ka qenë edhe shkaku I grindjeve të shumta të cilat përfunduan në tragjedi. Familja Mekulli jetonte ne kushte shume te vështira ekonomike.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re