Prokuroria e Krimeve të Rënda bën gati dosjen për Adriatik Llallën, ish-Kryeprokurorin e Përgjithshëm.

Siç bëjnë të ditur burimet, Donika Prela, prokurore e Krimeve të Rënda për Tiranën, ka mbledhur sot kolegët për të diskutuar dosjen “Tahiri” dhe dosjen “Llalla”.

Ajo e para është nesër në gjykatë për masën e sigurisë, e kjo e dyta pritet të çohet sa më shpejt në gjykatë për vlerësim mase. Por në fillim duhet të regjistrohet si çështje penale. Megjithatë kjo e dyta pritet të sjellë përplasje të madhe.

Artur Zheji, që është një nga zërat e fortë pranë opozitës bëri të ditur në një shkrim se hapja e dosjes “Llalla” do të sjellë disa dosje për anëtarë të qeverisë që mund të shpërthejnë situatën.

Pra në ditët në vazhdim priten “bomba” të mëdha shpërthyese…

Sot janë marrë të pandehur dy bashkëpunëtorë të Adriatik Llallës, Dritan Gina dhe Rovena Gashi. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re