Home SHQIPERIA Krimet e rënda në aksion, kapen 4.5 ton drogë në fshatin në Vlorë

Krimet e rënda në aksion, kapen 4.5 ton drogë në fshatin në Vlorë

0

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Policia e Vlorës ka sekuestruar gjatë mërkurës 4.5 ton drogë në fshatin Babicë.
 
Mësohet se Operacioni që solli sekuestrimin e kanabis në Vlorë nisi për arrestimin e Florian Habilajt, vëllait të Moisi Habilajt që u kap në Itali dhe disa të tjerëve. Droga u sekuestrua ne banesën e Armand Kocerrit, banese e cila shërbente di magazine për drogën.
 
Operacioni është zhvilluar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Delta Forcë, Policia e Vlorës dhe anti-droga pas takimit të një nate më parë dhe informacioneve nga SHISH e dosja e përgjimeve nga Italia.
 
Nga operacioni janë shoqëruar dhe ndaluar disa persona mes tyre pronari i vilës ku u gjet droga, por nga policia e Vlorës nuk jepen detaje nëse është arrestuar ndonjë nga personat e shpallur në kërkim.
 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë