ELBASAN – Konfliktet në rrjete sociale, bullizimet on line, gjuha e urrejtjes mes të miturve, është kthyer në një problem shqetësues mes të miturve.

Kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi tha në një prononcim për ABC Neës se fenomeni është kthyer në problem shqetësues, ndërsa theksoi se të miturit mbi 14 vjec, mbajnë përgjegjësi penale.

“Përsa i takon kriminalitetit të të miturve, në qarkun e Elbasanit ka një tipologji dhe një trend që nuk diferencon shumë nga qarqet e tjera, ku të miturët kanë qenë të përfshirë në vepra të ndryshme penale.

Kohët e fundit nga muaji gusht 2022 dhe aktualisht, kemi konstatuar dhe kanë ndodhur dy ngjarje të rënda kriminale, ku në të dyja rastet autorë kanë qenë të mitur. I referohem ngjarjes vjet në gusht dhe ngjarja tjetër është ajo në Gramsh, ku ka një specifikë, sepse si autorët e dyshuar ashtu edhe viktima kanë qenë të mitur.

Të miturit mbajnë përgjegjësi penale, mbi 14 vjec përgjigjen penalisht për cdo vepër penale të kryer. Favorizimi ligjor është masa dhe lloji I dënimit, nuk mund të dënohet me burgim të përjetshëm dhe masa e dënimit, për gjysma e dënimit që mund të jepej për një të rritur që do kryente të njëjtën vepër penale.

Konfliktet në rrjete sociale, bullizimet on line, gjuha e urrejtjes mes të miturve e kryer përmes rrjeteve sociale është realisht problematike dhe shqetësuese. Vec konflikteve fizike, ka edhe përplasje apo konflikte që ndodhin në rrjete sociale.” u shpreh ai./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re