Olsian Çela: Pata një takim me drejtuesit e Prokurorisë Vlorë, objekti i takimit është i njëjti me atë të Fierit që lidhet me krimet zgjedhore dhe procesin e pastrimit të parave.

Për sa i përket krimit zgjedhor është një prioritet i ditës. Prokuroria e Vlorës ka një ngarkesë më të ulët se sa prokuroritë e tjera, pasi ka një numër më të ulët denoncimesh, ndaj u është kërkuar prokurorëve që të përfundojnë sa më shpejt hetimet.

Për sa i përket pastrimit të parave është një shqetësim real dhe konstant.

Për fat të keq shohim se ka një komunikimin të keq mes organeve ligjzbatuese në vend dhe prokuroria duhet të marrë një rol më aktiv, por vlen të theksohet dhe se ka më shumë për të bërë nga agjensitë e tjerë ligjzbatuese pjesë e këtij memorandumi.

I pyetur në lidhje me sasinë prej 2.2 miliardë tonësh kokainë të selkuestruar në Kosovë, kryeprokurori zgjodhi të mos jepte asnjë deklaratë duke iu shmangur interesit të gazetarëve dhe duke qëndruar vetëm tek objekti i takimit të sotëm në Vlorë.

Nuk jam për këtë sot. Prokurori i përgjithshëm i ka dërguar parlamentit raportin e kriminalitetit në vend dhe i bëj thirrje medias t’i lexojë me vëmendje, për të nxjerrë më pas konkluzione në lidhje me komunitetin.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko