Gerti Shella, drejtori ekzekutiv i INFOCIP, ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Pushteti”, moderuar nga Juela Meçani në Fax News. Gjatë fjalës së tij, Shella ka folur mbi krimet zgjedhore dhe dosjet të cilat janë zbardhur nga përgjimet e publikuara nëpër media.

Shella: Krimet zgjedhore janë proces që bashkëshoqëron çdo proces votimi qoftë ky demokratik apo jo-demokratik. Duke pasur parasysh marrëveshjen e 17 majit Rama-Basha, ka pasur një ndryshim të tre ligjeve. Mes tyre ishte edhe kodi penal, kreu 10 në të cilën parashikohet krimet që cënojnë sistemin demokratik apo ndryshe krimet zgjedhore. Dënimi në Shqipëri është relativisht i rëndë, varion nga 1 deri në 6 vite.

Lidhur me dosjen dhe përgjimet që dolën dje, ajo sa i takon zgjedhjeve të fundit të 25 prillit është e vetmja dosje ecila mori hetim nga SPAK-u dhe përfundoi brenda afateve hetimore dhe u dënuan me 18 muaj burg dy zyrtarë të cilët përfituan nga një ulje e dënimit. U faktua se Dibra përveç asaj që përfaqëson në një hartë elektorale tashmë është kthyer në një qark problematik, realitet të ri politik, duhet të kuptojmë edhe zgjedhjet pjesore në skandalin e Shukriut i cili gjithashtu u përgjua.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re