SPAK bën me dije se në total kanë marrë 115 kallëzime, nga partitë politike, referime nga Policia e Shtetit, denoncime nga platforma online apo të iniciuara nga vetë SPAK. Nga 115 kallëzime, për 35 raste SPAK njofton se ka nisur hetime.

Njoftimi i SPAK:

Mëposhtë do të gjeni të dhënat statistikore për materialet kallëzuese që lidhen me krimet zgjedhore deri më datë 5 Maj.

Janë regjistruar 115 materiale kallëzuese, ku përfshihen:

Kallëzime nga subjekte politike
Referime nga Policia e Shtetit
Të iniciuara kryesisht nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
Denoncime nga Platforma Online
Denoncime nga qytetarët

Materialet kallëzuese nga subjektet politike janë 25.

Në platormën online kanë mbërritur 35 materiale kallëzuese

Janë regjistruar 35 procedime penale.

Dhe nga këto procedime, 8 prej tyre janë të regjistruara kryesisht – dmth të iniciuara nga SPAK.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko