Kreu demokrat Basha e ka nisur ditën duke përcjellë një “mirëmëngjes” të ashpër politik. Ai i ka mëshuar fort atij që e konsideron krim i diktuar nga qeverisja dhe ka shkruar:

“Partia Demokratike dhe opozita do vazhdojnë të jenë në krah të qytetarëve në përballje me bandat në Shkodër, Elbasan, Durrës, Vlorë apo kudo ku ato qofshin! Bashkë do çlirojmë qeverisjen dhe vendin nga krimi!PA KOMPROMIS!”, shkroi Basha, duke prezantuar me foto mbledhjen e opozitës në Shkodër

Krejt në kahjen tjetër ka qenë Rama. Për kryeministrin, arsimi ka  shënuar një hap cilësor sa i përket teksteve dhe ka shkruar e ofruar një video:

“MIRËMËNGJES

dhe me sugjerimin që ta shihni këtë prezantim të shkurtër e kuptimplotë, ju uroj një ditë të mbarë”.

MIRËMËNGJES😃dhe me sugjerimin që ta shihni këtë prezantim të shkurtër e kuptimplotë, ju uroj një ditë të mbarë 📚

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re