Masakra e Srebernicës ndodhi pikërisht në fabrikën e baterive në Potocari, pranë Qendrës Përkujtimore, një ndërtesë që e përdorte batalioni holandez i Kombeve të Bashkuara si selinë e saj. ishte pikërisht ky vend, kjo godinë, ku popullata e Srebrenicës në korrik 1995 mendonte se do të gjente shpëtimin.

Ishte një bazë e madhe me një sipërfaqe prej 120,000 metra katrorë. Holandezët lejuan të hyjnë në fabrikë rreth 5.000 deri në 6.000 njerëz, ndërsa rreth 20.000 mbetën jashtë saj.

Dhe forcat serbe mësyn në Potocari ardhur nga dy drejtime, ato iu drejtuan bazës holandeze duke vrarë e masakruar pa as më të voglin reagim.

Në foto mund të shihet drejtuesi i batalionit hollandez se si ngre dolli me Ratko Mlladiçin, pak ditë para masakrës.

Pas luftës, fabrika mbeti në këmbë, si një monument trishtimi atë tragjedinë e korrikut të vitit 1995, ku nëpër mure hasen dhe grafite të ushtarëve të OKB-së.

Njëri prej tyre është vërtet rrënqethës. Aty, ushtari holandez me mision ruajtjen e jetëve njerëzore, shfaqet i dëshpëruar nga mangësitë sensuale të një vajze boshnjake.  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re