Shtrim i detyruar në spitalin psikiatrik, është masa që ka caktuar sot gjykata ndaj Muharrem Zelijas, i dyshuar për kërcënimin e kreut të Burgjeve, Agim Ismaili.

Masa mjekësore u dha sot nga Gjykata Penale e Tiranës, pas dyshimeve se Zelija vuan nga çrregullime të shëndetit mendor.

Kërcënimi ndaj drejtorit të burgjeve është bërë me celular në muajin nëntor të 2019-s. Identifikimi i tij në fjalë është bërë i mundur përmes numrit të IMEI-t të celularit, duke qenë se kartën me të cilën Muharrem Zilja, ka kërcënuar Ismailin e ka hedhur dhe në të njëjtin celular ka vendosur numrin tjetër të gruas.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re