Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Vaut të Dejës, Zef Hilën.

 

Gjatë fjalës së tij, ish kryeministri ka komentuar situatën aktuale në vendin tonë, ku sipas tij, krimi është i shtrirë në çdo qytet.

 

Sipas ish-kryeministrit, në proceset gjyqësore mes qytetarëve dhe narkoshtetit, i fiton kjo e fundit me padrejtësi.

 

Berisha tha se qytetarët sot paguajnë shuma të mëdha në procese gjyqësore dhe për të afruar datat e vendimeve të tyre.

 

Sot, siç e shihni krimi godet ku të dojë, kur të dojë, në çdo fshat, në çdo qytet, në çdo rrugë dhe shesh. Sot, krimi vendos në rrugë, në Parlament, në qeveri, në prokurime dhe çdo gjë. Sot, siguria e qytetarëve është inekzistente. Ligji për ju nuk ekziston. Gjykatat sot nuk ekzistojnë sepse secili qytetar shqiptarë, për të marrë një vendim në gjykatë duhet të presë 15 vite. Kjo nuk quhet drejtësi në asnjë vend të botës.

 

Çdo qytetar shqiptar, për të marrë një vendim, duhet të paguajë sa frëngu pulën për të afruar vendimin. Sot, në tërësinë e proceseve gjyqësore, 95% e proceseve mes qytetarëve dhe narkoshtetit, i fiton shteti me padrejtësi absolute. Sot ka një varfëri e frikshme. Vjen gjithmonë në rritje varfëria, ne kemi qenë të varfër. Por nga vitet 1992-2008, ne ja dolëm të ngrihemi nga niveli i kombeve me të ardhura të ulëta, 200 dollarë për frymë në nivelin e kombeve me rroga të mesme të larta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re