Kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla ndodhet në Elbasan ku ka vlerësuar zbardhjen e vrasjes së Bujar Çelës nga policia dhe prokuroria. Në fjalën e tij, ka dalë kundër deklaratave të kreut të Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çelës, duke thënë:

“Nuk është Elbasani si Sicilia siç janë përpjekur ta etiketojnë. Forca e ligjit në Elbasan po goditet ashpër pa kompromis. Është e mirëpritur çdo goditje kriminale”.

Disa ditë më parë, Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela ka folur për një situatë të paprecedentë të krijuar në qytetin e Elbasanit. Zyrtari i lartë i Prokurorisë pranoi se qyteti po kontrollohet nga krimi dhe se prokuroria dhe policia nuk mund ta tolerojnë më që ky qytet të përdoret për të larë hesapet mes bandave, prandaj shtoi se ndaj tyre duhet një përgjigje ekzemplare.

“Niveli i krimit të rëndë dhe organizuar në Elbasan po rritet. Po vihet se re krimi po kontrollon qytetin dhe jetën ekonomike. Kërkojnë vëmendje të veçantë dhe përgjigje ekzemplare nga shteti. Një qytet s’mund të kthehet në vend për luftë mes bandash për kontroll territoresh apo për hesapet mes tyre.

Kjo që ndodh është maja e ajsbergut. As Elbasani dhe as qytete të tjera nuk mund të merren peng nga këto grupe”, është shprehur Çela në një mbledhje me drejtuesit lokalë të prokurorisë dhe të Policisë.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re