Një krim i paimagjinueshëm ka ndodhur në Brazil. Një 49-vjeçar kapërplasur me makinë gruan e tij 53 vjeçare dhe më pas i ka shkëputur zemrën dhe zorrët. Policia arrestoi sulmuesin me thikë në qytetin Tupa, në veriperëndim të Sao Paulos në Brazil.

Burri pranoi menjëherë aktin e tij dhe kërkoi që ta vrisnin. Megjithatë, kur u dërgua në komisariat, ai nuk pranoi të shpjegonte krimin.

53-vjeçarja kishte denoncuar bashkëshortin në polici vetëm katër orë më parë. Sipas informacioneve të “ Daily Mail ” , besohet se sulmuesi ishte çmendur, pasi kishte thyer derën e përparme të shtëpisë së tyre, duke ecur mbi të me makinën e tij para se ta vriste.

Krimi i tmerrshëm ndodhi në qytetin Tupa, 400 milje në veriperëndim të Sao Paulos në Brazil. Policia konfirmoi se Milena kishte denoncuar burrin e saj rreth orës 9:30 të së hënës dhe u vra rreth orës 13:30. në të njëjtën ditë./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re