Ministri Blendi Klosi paralajmëroi të gjitha ata individe apo subjekte që dëmtojnë mjedisin, se tashmë ky krim nuk do të trajtohet më me gjoba por vetëm me burg.

Ai tha se janë gati ndryshimet ne Kodin Penal për këtë problematike që ashpërsojnë dënuesit e mjedisit duke I dënuar ata me 1 deri ne 5 vjet burg.

 

Krimi mjedisor, i dënueshëm si çdo krim tjetër! Ka ikur koha e gjobave, është koha që krimi mjedisor të dënohet si krim penal. Gati, draftpaketa e ndryshimeve në Kodin Penal, amendime që parashikojnë ashpërsime të dënimeve për dëmtuesit e mjedisit. 1-5 vite burg për ata, që dëmtojnë Zonat e Mbrojtura si edhe dënim me 5-15 vite burg për ata, industritë e të cilëve shkaktojnë dëme të pakthyeshme në ekosistem dhe biodiversitet.

 

LIKE FAQES NE FACEBOOK PER LAJME TE NGJASHME