Një ngjarje e rëndë ndodhi në familjen shqiptaro-amerikane në natën e ndërrimit të viteve. Policia amerikan Watson Morgan vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij shqiptare me origjinë nga Korça, Ornela Rora Morgan, dy djemtë e tyre të moshës 10 dhe 12 vjeç dhe në fund veten.

Ngjarja tragjike ka tronditur jo vetëm komunitetin shqiptar, por edhe atë amerikan, sidomos fqinjët, miqtë dhe kolegët e çiftit.

Lexo edhe :Related Posts

Miqtë dhe të afërmit e Watson Morgan janë shprehur të habitur nga kjo ngjarje e rëndë, pasi nuk e kishin pritur të ndodhte diçka e tillë, pasi sipas tyre çifti kishte një marrdhënie të mrekullueshme.

“Asnjëherë nuk e di se çfarë po ndodh në mendjen e dikujt tjetër”, kështu u shpreh Jonnes-Arietta,  mikesha e efektivit të policisë.

Ajo tha se zemra e saj është rënduar shumë” nga kjo histori.

Policia shprehet se ende nuk ka një motiv për ngjarjen e rëndë ndërkohë që ende vijojnë hetimet.

“Ndonjëherë ndodhin gjëra që janë të vështira për t’u kuptuar. Ju pyesni veten nëse kishte ndonjë gjë që mund të kishit bërë për të ndryshuar rezultatin. A ka diçka që mund të kishit thënë për të ndryshuar trajektoren? Ne të gjithë kemi udhëtimet tona individuale edhe pse e zëmë këtë hapësirë ​​që e quajmë tokë së bashku.  Asnjëherë nuk e dini se çfarë po ndodh brenda kokës së dikujt”, tha Jones-Arietta mikesha e efektivit të policisë.

Në vendngjarje u sekuestrua një pistoletë dhe policia tha se qytetarët nuk janë në rrezik.

Ngjarja u zbulua pasi Watson Morgan i cili kishte vite që punonte si punonjës policie nuk ishte paraqitur në detyrë mbrëmjen e së premtes.

Të nesërmen gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën trupat e pajet të katër anëtarëve të familjes shqiptaro-amerikane.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re