Skip to content

Krimi në Mirditë/ 45-vjeçari u gjet i vrarë me armë zjarri në makinë, policia rrethon zonën. Pamje nga vendngjarja (VIDEO)

vrasje

Një ngjarja e rëndë u raportua në Mirditë, ku një person u vra me armë zjarri.

Viktima sipas informacioneve është vrarë me armë zjarri në automjetin e tij, ndërsa trupi u gjet mëngjesin e sotëm. Viktima është identifikuar si shtetasi Valter Lleshi, 45 vjeç.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga News24, në vendngjarje kanë mbërritur edhe forca policie të cilët kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Gjithashtu në vendngjarje ka mbërritur edhe ekspertë të cilët po vijojnë hetimet.