Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në Shkodër ku një turist amerikan ka vrarë bashkëshorten dhe tentoi ti jepte fund jetës.

Krimi raportohet se ka ndodhur rreth orës 10:15 të paradites së sotme (2 Maj) brenda një banese që çifti kishin marrë me qira në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi” , ndërsa autori i dyshuar është identifikuar si 57-vjeçari Brandon Saporito.

Ky i fundit u dërgua në spital pasi ka plagë të lehta në duar të shkaktuara me mjete prerëse dhe ndodhet rrezikut për jetën.

Ndërkohë bashkëjetuesja e tij, Sandra Holley, rreth 53-vjeçe, ka humbur jetën në vendngjarje, sipas informacioneve paraprake.

“Rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S. S.

Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit”, informoi policia.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko