Sot bëhen plot 10 vite nga tragjedia e rëndë e Gërdecit.

Më 15 Mars të vitit 2008 një fabrikë demontimi armësh shpërtheu në fshatin në periferi të Vorës, duke lënë 26 të vdekur, qindra të plagosur dhe mijëra shtëpi e biznese të shkatërruara.

Thuajse të gjitha banesat e fshatit Gërdec u shkatërruan dhe vatra zjarri u përhapën gjithandej nga municionet.

Predhat fluturuan në ajër me kilometra dhe për vite me radhë zona përbënte rrezik. Në këtë fabrikë demontimi punonin njerëz të thjeshtë.

Ngjarja në fjalë shkaktoi shumë debate të ashpra mes opozitës së asaj kohe, e drejtuar nga Edi Rama, dhe mazhorancës me në krye Sali Berishën. Opozita akuzonte për implikim në biznesin e dmeontimit të armëve djalin e ish-kryeministrit Berisha.

Sot pas 10 vitesh familjarët që humbën të afërmit ende nuk kanë marrë drejtësinë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re