Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, i ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” të moderators, Brikena Prifti në Vizion Plus, komentoi ngjarjen tragjike të 28 nëntorit në Prishtinë, ku u vra Liridona Ademaj, e cila ndodhej në makinë bashkë me bashkëshortin dhe dy fëmijët.

 

Pas kapjes së autorit të dyshuar Granti Plava, u vu në pranga edhe bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli, pasi dyshohet se ishte ai personi që kishte paguar për eleminimin e bashkëshortes së tij.

 

Softa theksoi në studio se nuk është vetëm pista e përfitimit të siguracionit të jetës arsyeja që shtyu Naimin të paguante për eleminimin fizik të bashkëshortes, pasi mund të ketë dhe pista të tjera.

 

Por eksperti ka hedhur kategorikisht poshtë pistën e tradhtisë, pasi sipas tij nëse do të kishte diçka të tillë, atëherë Naim Murseli do të kishte patur disa simptoma para se të shkonte drejt krimit.

 

“Mendoj se mund të ketë disa pista. Nëse do të ishte tradhtia do të kishim simptoma, do të thotë që duhet të pinte, duhet të përdorte lëndë të tjera, nuk mund të ishte kaq i qetë. Ka patur inskenim, ai është përgatitur për një gjë, dhe diçka e ka shtyrë për një vendim të tillë. Duhet të themi që një grua nuk mund ta qëllosh dhe me lule, jot ë mendosh për ta vrarë. Para dy javësh pti një vrasje në Romë ku i dashuri vrau gruan, dhe 500 mijë veta që protestuan në Romë, edhe tifozët u solidarizuan për t’i thënë stop dhunës”, u shpreh Softa.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re