Janë zbardhur detaje të reja lidhur me krimn që tronditi Vaun e Dejës mbrëmjen e sotme ku 50 vjeçari Niko Hila vrau me kallashnikov ish gruan e tij me të cilën kishte bashkëjetuar ca kohë pas ndarjes. Viktima është Xhuljana Topalli. Ndërsa mësohet se ishin ndarë prej një viti dhe tashmë vetëm bashkëjetonin. Viktima 40 vjeçare jetonte vetëm me babain e saj të paralizuar dhe vajzën 4 vjeçare që kishte me Hilën.

Sipas burimeve mësohet se shkak për ngjarjen e rëndë ishte bërë sherri për kujdestarinë e vajzë. Ngjarja ndodhi në oborrin e shtëpisë së 40 vjeçares. Menjëherë pasi kreu krimin, 50 vjeçari shkoi në shtëpinë e tij dhe aty tentoi të vetëvritej por mbeti i plagosur dhe aktualisht ndodhet në spitalin e traumës në Tiranë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re