Vendosja e kamerave te sigurise nga elemente kriminal ne rruget kryesore te qyteteve, mesa duket paska qene nje metode e shtrire ne shume qytete te Shqiperise.

 

Prej ditesh policia e shtetit ka nisur kontrolle per te hequr kamera te vendosura ne menyre te paligjshme ne shtylla dhe banesa te ndryshme.

 

Se fundmi në Korçë dhe Pogradec janë hequr 39 të tilla, të cilat sipas autoriteteve dyshohet të jenë vendosur nga elementë kriminalë. Për këtë janë proceduar penalisht nëntë persona, nga këta, shtatë në Korçë dhe dy  në Pogradec.

 

Gjate diteve te kaluara ky aksion eshte realizuar edhe ne Vlorë, Shkodër dhe Durrës, ndërkohë janë vënë nën hetim disa persona, si pjesë e grupeve kriminale.

 

Njoftimi i Policisë: 

Finalizohet në Korçë dhe Pogradec, faza e pestë e këtij plani operacional mbarëkombëtar. Gjatë kësaj faze, Policia çmontoi në qytetin e Korçës dhe Pogradecit, 39 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin.

Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 9 shtetas, nga këta, 7 shtetas në Korçë dhe 2 shtetas në Pogradec, të cilët i kishin montuar këto kamera, në mënyrë të kundërligjshme.

Strukturat hetimore të DVP Korçë, në bashkëpunim me komisariatet e Policisë në varësi të saj, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, konkretisht në disa lagje të qyteteve Korçë e Pogradec, me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit.

-Gjatë fazës së pestë të këtij plani operacional, në Korçë, në lagjet nr. 2, 4, 5, 7, si dhe në fshatin Dishnicë, Korçë, janë çmontuar 21 kamera, si dhe janë në hetim, shtetasit Z. M., A. Q., G. Ç., R. S., Gj. R., P. B. dhe M. D.

-Plani operacional ka vijuar në Pogradec ku u çmontuan dhe u sekuestruan 18 kamera të vendosura në lagjen nr. 1, Pogradec. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, janë në hetim shtetasit A. B. dhe N. Ll. Materialet i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re