Zhdùkja e Bleona Matës mbetet një prej historive më të místershme të vendit tonë, e cila ka 10 vite që kërkohet. Nëna e njërës prej 5 vajzave që ishte me Bleonën kur u zhdùk i riktheu shpresat familjarëve që do të kthehej për 3 ditë dhe gjyshi Zenel Mata shkoi menjëherë të pyeste.

Duke folur për emisionin “Pa gjurmë”, gjyshi i Bleronës tha: “Nëna e Gentianës i ka thënë bashkëshortes se brenda 3 ditëve do kthehet vajza. Kur e takova nënën e Gentianës, ajo më tha se ishte një ëndërr e parë nga ajo. Bleonën e lanë vetëm dhe të pesta vajzat u shpërndanë, e fundit që e ka parë ka qenë Qamilja. Unë nuk kam kontakte me babain e Bleonës, për shkak të humbjes së vajzës. Nuk e di nëse ka bërë kërkime, por nuk besoj se ka kërkuar. Kur ka humbur vajza ai ka qenë në Maqedoni dhe nuk dyshoj tek ai, por 5 vajzat është e sigurt që kanë gisht. Qamilja nuk flet, ajo shmanget sa herë përballet me ne”, tha Zenel Mata, gjyshi i Bleonës.

Edhe nëna Bukurie Veizi është e shòkuar nga kjo shprehet e dèshpëruar: “Familja e burrit nuk po bëjnë asgjë për ta kërkuar. Është diçka që fshihet brenda familjes, sepse ish-vjehrri më tha se nëna e Gentianës i tha që këto 3 ditë do të vijë Bleona. Edhe Qamilja ka thënë kështu. Ato dinë diçka, sepse janë të sigurt që do vijë vajza.Vjehrri e pyeti se ku e di ti dhe ajo tha mos u merr me këtë punë, por Bleona do të kthehet këto 3 ditë. Kot jemi lodhur duke kërkuar 10 vite kur krímin e kemi në shtëpi. Është diçka që fshihet shumë afër dhe ne nuk po e shohim.”

Bleona Mata do të festonte 16 vjetorin e lindjes pranë familjes, por më 22 maj të vitit 2010, u zhdùk teksa kulloste bagëtinë në mal, së bashku me 5 vajza të afërme të saj. (A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re