Kryetari i Bashkisë së Fierit Armando Subashi ka reaguar për herë të parë ndaj deklaratave të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçit i cili tha se në Fier elementë të botës së krimit përfitojnë nga financat publike.

Subashi tha se organet e drejtësisë janë të lirë që të hetojnë, ndërkohë që mohoi se në zyrat e bashkisë të ketë qenë SPAK. Në përgjigje të interesit të një gazetari, kreu i Bashkisë Fier tha:

‘Ndaj meje? Je duke abuzuar, jo të lutem nuk i bën këto diversion se në asnjë moment në deklaratat e deputeti Koçi nuk është bërë asnjë insituatë për bashkinë edhe ne nuk jemi kundër atyre  deklaratave, të gjitha i mbështesin dhe padyshim duhet të hetohen të gjithë ato që abuzojnë.

Ka qenë një spekulim i pastër i mediave dhe me dashje ose pa dashje jam munduar ta kanalizojnë drejt bashkisë. Duke vendosur një deputet përballë kryetarit të bashkisë ky është lajm, por ky është abuzim.

SPAK nuk ka qenë në zyrat e bashkisë së Fierit. Është një fake neës nuk di pse është përhapur.  Çdo institucion është i hapur për hetim për organet ligjzbatuese. Nuk është fundi i botës nëse do të behët hetim.’- tha Subashi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re