Banorët e Laknasit kanë dalë në protestë duke kundërshtuar ndërtimin e thertores nga një kompani. Për këtë çështje banorët dhe kompania janë në gjykatë prej 3 vitesh. Ky projekt ka vazhduar në vitin 2019, por banorët tashmë kanë bllokuar punimet duke mos lejuar që punonjësit e kompanisë të vijojnë punën e tyre. Banorët shprehen se do ta mbronin kauzën e tyre edhe me jetë.

Ata shprehen se në këtë mënyrë dëmtohet pylli që ata vetë e kanë ndërtuar. Ndërsa përkrah banorëve janë bashkuar edhe aktivistë të tjerë të shoqatave të ndryshme. Grupmosha tyë ndryshme në Durrës kanë dalë për të kundërshtuar punimet e thertores.

“Duan ta bëjnë stallë derrash apo lopësh nuk e di. Ne duam të marrin makinat e të mos vijnë më këtu. Kemi 3 vite që kundërshtojmë këtë gjë. Jemi akoma në gjyq në gjykatën e shkallës së parë. Janë 2 mijë pemë. Shoku Xhelal Mziu apo ndryshe krimineli Mziu e ka privatizuar këtë zonë së bashku me Rakip Sulin.

Jemi drejtuar edhe në SPAK, nuk kemi asnjë përgjigjie. Deri në datë 20 presim vendimin e gjykatës së shkallës së parë administrative. Unë nuk e di sesa pemë duan kta për ta quajtur pyll. Këtu janë 2 mijë pemë. Këta kanë ardhur të dhunojnë banorët me forcë pa pritur vendimin. Po u dhunove dhe në shpi tënde ke marrë fund, nuk ke më asgjë. Xhelal Mziu është në SPAK bashkë me Rakip Sulin.

Këtu nuk është zall por pyll. Këtu vijnë pa asnjë lloj të drejte pa ruajtur asnjë lloj distance. Ishim në gjyq, avokati i tyre nuk foli asnjë fjalë, vetëm i thanë specialistit të shkonte të numëronte pemët. Nuk mund të përdorësh dhunë në shtëpi të huaj. Me 20 tetor është data e gjyqit, faza është e fundit”– u shprehën disa nga banorët.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re