Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Pejë, pranë një Stacioni Autobusësh, ku tre persona janë plágosur me ármë zjárri.
Mediat e Kosovës raportojnë se tre të plágosurit janë nisur drejt spitalit për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ndërsa ende nuk janë identifikuar autorët e ngjarjes.
“Rreth orës 21:00 pòlicia është njoftuar se në rrugën ‘Vëllezërit Gërvallë’ në afërsi të stacionit të autobusëve ka të shtëna me ármë zjárri. Me të arritur në vendin e ngjarjes pòlicia ka vërtetuar se tre persona janë të lënduar me ármë zjárri. Të lënduarit menjëherë janë dërguar në Emergjencën e Spitalit në Pejë dhe dy prej tyre për shkak të lëndimeve të marra janë dërguar në QKUK në Prishtinë. Në vend të ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante. Pòlicia është në kërkim të dyshuarve”, thuhet në deklaratën e pòlicisë.
/faxweb



