Skip to content

Krishtlindjet/ Fluks kalimi në Kapshticë, pala greke me sportele të kufizuara

KAPSHTICE

KAPSHTICE

Festat e fundvitit kanë sjellë fluks dhe radhë të gjata në pikën kufitare të Kapshticës.

 

Në këtë ditë Krishtlindjesh, gjatë 24 orëve të fundit raportohet se kanë hyrë në territorin e vendit nga pika e Kpashticës 10500 shtetas shqiptarë e të huaj.

 

Lajmi bëhet i ditur nga zyra e shtypit pranë Drejtorise Vendore të Policise.

 

Po ashtu Drejtoria vendore e Policisë ka bërë me dije se vetëm gjatë tre ditëve të fundit nga Greqia në drejtim të Shqipërisë kanë hyre 23000 shtetas kryesisht shqiptare.

 

Per te perballuar fluksin në rritje autoritetet kufitare kanë shtuar numrin e sporteleve në hyrje dhe dalje, gjë të cilën nuk e ka bërë pala greke, e cila vazhdon të ketë tri sportele, një në dalje dhe dy në hyrje.

 

Ne kushte të tilla, zyrtarë të policise kufitare kanë pasur dy takime me palën greke duke iu kërkuar shtimin e numrit të sporteleve, por ata nuk kanë reaguar, duke u pergjigjur së gjate diteve të festave numri i punonjësve është i kufizuar.

 

Kjo ka bere që radha e automjeteve, në territorin grek të shkojë më shume se 1 km, deri te kryqezimi i Follorinës.

eef61545 5954 4a57 b908 21a99adba094 7502a7b1 523e 435a aacf 362aea07b943 d8193fa2 7daf 4f9c a58a 17dff20e830c 4fed951a f5a2 4e5e a081 e41e4c812774