Agjentët e Shërbimit Sekret të SHBA-së ndërprenë papritur një konferencë për shtyp të Presidentit Trump dhe e larguan atë nga foltorja.

Ai shpejt u kthye dhe tha se kishte pasur një të shtënë afër Shtëpisë së Bardhë.

Ndërsa fliste për koronavirusin, Trump-it iu afrua një agjent i Shërbimit Sekret. Ai i pëshpëriti diçka, dhe presidenti u largua nga dhoma.

Kompleksi ishte bllokuar dhe gazetarët e hutuar duhej të dilnin nga salla e konferencave.

“Kishte një gjuajtje para Shtëpisë së Bardhë”, tha Trump pasi rifilloi konferenca për shtyp.

Ai falënderoi Shërbimin Sekret për reagimin e shpejtë dhe shpjegoi se çfarë kishte ndodhur.

Ai tha se një person u plagos dhe u transportua në spital, dhe se duket se ai ishte plagosur nga Shërbimi Sekret.

Shërbimi Sekret tha në një deklaratë zyrtare se incidenti filloi kur një burrë 51-vjeçar iu afrua një oficeri të policisë në veriperëndim të Shtëpisë së Bardhë, shkruan CNN.

“I dyshuari iu afrua oficerit dhe i tha atij se ai kishte një armë. I dyshuari pastaj u kthye, vrapoi agresivisht drejt oficerit dhe nxori armën nga rrobat e tij”, thuhet në deklaratë.

“Ai pastaj zuri pozicionin sikur do të gjuante. Një oficer i Shërbimit Sekret nxori armën e tij,” thoshte deklarata, duke shtuar se burri u qëllua në këmbë.

Por dy burime të CNN thanë se personi i plagosur ishte i paarmatosur.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re