Ekonomistja bullgare Kristalina Georgieva është zgjedhur për të udhëhequr një nga institucionet kryesore financiare, Fondin Monetar Ndërkombëtar – FMN.
Bordi Ekzekutiv i FMN-së ka zgjedhur Kristalina Georgievan, e cila është shumë e kuotuar në Bankën Botërore, si drejtore e re e institucionit.
Ajo do të zëvendësojë Christine Lagarde të Francës, e cila ka dhënë dorëheqjen për të marrë postin e kreut të Bankës Qendrore Evropiane – BQE.
Georgieva po merr një pozicion udhëheqës në një kohë kur ekonomia globale po ngadalësohet, dhe dy ekonomitë më të mëdha, Shtetet e Bashkuara dhe Kina, janë në një luftë tregtare, raporton Evropa e Lirë.
Eurodeputetët kanë mbështetur emërimin e fundit të Christine Lagarde si kryetare e BQE.
Mendimi i Parlamentit Evropian ka vetëm një rol këshillues dhe vendimi përfundimtar për emërimin merret nga Këshilli Evropian.