Ka përfunduar mbledhja e qeverisë, në fund të së cilës disa prej ministrave lexuan dhe vendimet e marra.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti njoftoi marrëveshjen e arritur për menaxhimin e parkut të Butrintit.

“Marrëveshje për administrimin e 9 zonave në Butrint, ky është një lajm i mirë që vjen, pasi nisim një menaxhim të ri të site-ve turistikë. Kemi hartuar një plan se si Butrinti do të mbajë të ardhurat e saj në arkë, dhe do të mbështesë parqe më të vegjël”, tha ministrja Elva Margariti.

Margariti u pyet nga gazetarët, për kriteret që duhet të kenë kandidatët për kryetar të Teatrit të Operas dhe Baletit, që në të dhënat e publikuara duhet të kenë një master në ekonomi. Sipas saj ky kriter është vendosur që institucionet e artit, të kenë drejtues që mund të bëjnë një punë të mirë në grumbullimin e fondeve.

“Gjithmonë e më tepër shohim, që kemi nevojë për një thirrje sa më shumë të fondeve, për tu shkëputur nga varësia totale që kanë nga buxheti i shtetit. Në vazhdimësi të punës për riformatimit, do të shohim edhe strukturën që duhet të ketë bordi”, tha Margariti.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi foli për kërkimin shkencor, dhe dyfishimin e përfitimeve të universiteteve shqiptare.

‘Universitetet tona kanë bashkëpunim të ngushtë me universitetet më prestigjoze, ne do të paguajmë 9 milionë euro për 7 vite, me qëllim rritjen e cilësisë në mësimdhënie, por edhe në kërkimin shkencor’, tha Kushi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re