Greqia ka vendosur një kriter të ri për kalimin e kufirit nëpërmjet Kakavijës, e vetmja pikë e kalimit kufitar që do të qëndrojë e hapur nga dita e nesërme.

Përveç testit PSC që duhet dali negativ dhe të jetë i 72 orëve të fundit, mësohet se autoritetet greke do t’u bëjnë edhe tamponin e shpejtë qytetarëve.

Ata që rezultojnë pozitiv do të kthehen pas, të tjerët do të kalojnë kufirin për të shkuar në destinacion. Mbetet për t’u parë nëse ky kriter i ri, do të shkaktojë radhë të gjata, siç ndodhi disa muaj më parë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re